Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me inspektorët dhe drejtuesit e Policisë së Kosovës, ka vizituar sot aeroportin e Prishtinës.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.
Ministri Zemaj ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsim të masave.
Postimi i plotë:
Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!
Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.
Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!
Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!