Zbulohet i dashuri i Adelina Berishës

Këngëtarja, Adelina Berisha, është treguar gjithmonë e rezervuar përsa i përket çështjeve personale.

E ftuar ne “Prive” ajo më në fund ka pohuar që është në një lidhje.

Denis Tolaj, quhet fatlumi që po jeton një romancë me Adelinën.

Ai, me sa duket është shumë i rezervuar pasi profili i tij në instagram është i mbyllur.

Ajo çfarë bie në sy është detaji në bio-n e tij, ai ka shënuar shkronjën “A”, ku me siguri ky është një dedikim për Adelinën.

Këngëtarja nuk ka publikuar asnjë foto me të dashurin e saj, duket që ka zgjedhur ta mbajë atë larg mediave dhe publikut.


Shtuar 12.09.2020 18:21