Zbulohet puna që kryen bashkëshortja e Albin Kurtit

Albin Kurti, i sapozgjedhur kryeministër i Kosovës, është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë-5 vjeçare, Lea.

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014-s. Ata u betuan përpara njëri- tjetrit në Komunën e Prishtinës, nga kryebashkiaku, Shpend Ahmeti.

Të lidhura

None found

Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media, por gjatë një emisioni në një media, ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, – është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që të hutohej vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Kush është Rita dhe me çfarë merret ajo ?

Duke qenë një figurë që i ka qëndruar larg mediave, jo shumë dihet për bashkëshorte e kryeministrit të ri të Kosovës. Sipas KultPlus Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje.

Ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Rita Augestad Knudsen është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).


Shtuar më 6.02.2020 22:23

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber