Ylli i kosovës në formacionin e javës në Rusi (FOTO LAJM)

Ylli i kosovës, Bernard Berisha bëri një paraqitje fantastike me skuadrën ruse, Ahmat Grozny. Paraqitja e mirë në ndeshjen e fundjavës ka bërë që ai të rreshtohet mes më të mirëve të javës.

Berisha deri më tani ka arritur të shënoj dy gola në ligën ruse e po ashtu të bëjë edhe një asistim.

Futbollisti nga Peja është pjesë e skuadrës ruse që nga viti 2017, kurse vlera e tij aktuale në tregun e transferimeve sipas transfermarkt është 2 milionë euro./


Shtuar 3.03.2020 07:36