Sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një vrasje në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja. Ndonëse nuk e kanë konfirmuar, dyshohet se një person me probleme mendore e ka vrarë babanë e tij.
Policia ka bërë të ditur se mosha e viktimës është 72-vjeçar ndërkaq vrasja është kryer nga një mjet i mpreht
Ndërkohë që është arrestuar personi i dyshuar për krimin.
“Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”.