Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, denoncimi shkon në polici

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë nëpërmjet rrjetit social Tëitter.

Një kërcënim është raportuar në raportin 24 orësh të policisë. Burime të Gazetës Express kanë treguar se mesazhi kercenues ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani nuk eshte denocnuar ne polici prej saj, por nga stafi i saj.

“Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Tëitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.


Shtuar 2.07.2020 11:25