Vjosa Osmani e prerë: Marrëveshja me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takime të ndara ambasadoren finlandeze Pia Stjernval dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Mes të tjerash, gjatë takimit është biseduar edhe për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani citohet të ketë thënë se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.


Shtuar 4.09.2020 12:22