Categories: Uncategorized

Vetëvendosje: Ka disa opsione në tavolinë, LDK: U kemi ofruar marrëveshje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka hedhur sot akuza kundër mediave, duke thënë se po spekulojnë rreth negociatave Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në një reagim në profilin e tij në Facebook, shkruan se në tavolinë ka oferta të reja, por nuk ka akoma marrëveshje.

“Portalet menjëherë fillojnë me spekulime pa lidhje. Gazetaria dhe spekulimi janë gjëra të ndryshme. Rrenat nuk janë lajm. Bisedimet mes LV e LDK janë duke u zhvilluar, intensive si kurrë më parë. Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë. Kur s’keni çfarë bëni, lexoni letërsi ose shihni ndonjë film, siç bëj unë. S’ka nevojë për fake news”, ka shkruar Zaimi.

Të lidhura

None found

Ndërkohë një reagim ka pasur dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një reagim për negociatat është shprehur se i kanë paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Vetëvendosjes.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK-së. Ky është deklarimi i parë zyrtar që nga përfundimi i takimit të sotëm mes Kurtit e Mustafës, ku sipas informacioneve ishte përfunduar pa një marrëveshje.

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë dhe takimi fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

të fundit

Sofja kërkon nga Shkupi një datë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e…

2 seconds ago

SPB Tetovë: Policia do të mbikëqyrë procesin zgjedhor në Bërvenicë për të garantuar qetësi dhe siguri

SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim…

2 minutes ago

QMK: 27 zjarre janë shuar, ndërsa katër vijojnë të jenë aktive

Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të…

2 minutes ago

Murati: Mbrojtja e parasë publike kërkon integritet financiar

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën…

8 minutes ago

Ekzekutimi i Christa Pike dështon, nëna e 19-vjeçares së vrarë: Vajza ime po harrohet ndërsa autorja merr gjithë vëmendjen

Colleen Slemmer u largua nga Florida drejt Tennessee për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar teknologjinë, por jeta…

11 minutes ago

Ragmi Mustafi sharply criticizes Vučić’s rhetoric about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

14 minutes ago