Categories: kosovë

Burjani: S’ka dakordim LVV-LDK, zgjedhjet e reja duken skenari më i mundshëm

Analisti politik Blerim Burjani ka hedhur poshtë zërat për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me ndarjen e posteve institucionale. Sipas tij, pretendimet që po qarkullojnë në publik janë vetëm spekulime.

Të lidhura

None found

“Nuk ka asnjë marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. Disa individë nga Vetëvendosje po spekulojnë se kinse është arritur një marrëveshje, sipas së cilës LDK-ja do të pranonte ta humbte postin e Presidentit në këmbim të pozitës së kryetarit të Kuvendit. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe kjo pozitë nuk i intereson askujt në opozitë”, deklaron Burjani.

Ai vlerëson se këto pretendime kanë nxitur pakënaqësi të panevojshme brenda LDK-së.

“Ky spekulim po shkakton pakënaqësi edhe më të mëdha në LDK. Për këtë arsye do të ishte e udhës që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të prononcohej publikisht për këtë çështje, pasi për një marrëveshje të tillë nuk është dëgjuar askund, përveç disa mediave”, shprehet ai.

Sipas Burjanit, spekulimet janë bërë publike gjatë mbrëmjes së fundit, ndërsa deri tani nuk ekziston ndonjë tregues konkret për një dakordim ndërmjet dy palëve.

“Ky spekulim u bë publik mbrëmjen e sotme. Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim konkret që tregon se ka marrëveshje mes palëve”, vlerëson ai.

Në përfundim, Burjani thotë se opsioni që duket më i mundshëm është shkuarja e vendit në zgjedhje të reja.

“Ajo që dihet deri më tani është se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Për momentin, vetëm kjo është e qartë”, përfundon Burjani.

të fundit

Dellova dhe Krasniqi kryesojnë statistikën e rikuperimeve në Ligën e Kombeve

Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi po shkëlqejnë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, me dy mbrojtësit e Kosovës që…

25 minutes ago

Kosovo: Six police officers injured, three protesters taken to station

Policia e Kosovës tha se gjashtë zyrtarë policorë u lënduan dhe 11 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë protestës pranë Kuvendit…

27 minutes ago

Pacolli: Without functioning institutions and amid an election campaign, how can the KLA leaders be defended in The Hague?

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet çështja e ish-krerëve…

27 minutes ago

OVL-KLA calls on protesters: United in Pristina’s main square tomorrow morning

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që nesër në mëngjes të mblidhen sërish…

27 minutes ago

Fatmir Balaj: Masked protesters will not be tolerated

Komandanti i Policisë-protestuesve: Nuk tolerojmë njerëz me maska pas një diskutimi mes deputetëve të PDK-së dhe komandantit të Policisë së…

28 minutes ago

Faton Peci calls on the LDK to cooperate on the election of Kosovo’s president

Kryetari i Guxo, Faton Peci, i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe angazhim të përbashkët, në mënyrë që të…

28 minutes ago