Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka përmbledhur periudhën e gjatë të negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Marrëveshja e arritur mbrëmë, por e zyrtarizuar ditën e sotme përmes një konference të përbashkët për media mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës, ndonëse nuk u zbulua në tërësi, u tha se do të përmbajë 15 ministri e 33 zëvendësministra.
None found
Por, çështja kyçe në arritjen e marrëveshjes ka qenë dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, post të cilin në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Qeveria Kurti, do të merret nga LDK-ja, raporton Koha.net.
Ndërkaq Kurti ka treguar se në negociatat që çuan në arritjen e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, ka pasur të “qara” e të “qeshura”, mirëpo, siç thotë ai, “përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”
“Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë”, thotë Kurti.
Ndonëse e pranon se janë vonuar me negociata, thotë se “nuk është tepër vonë, pa dyshim”.
“Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë”, theksoi kreu i VV-së, Albin Kurti, duke i falënderuar të gjithë për “mbështetjen dhe durimin”.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…