Sipas raportit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në territorin e vendit janë ende aktive katër zjarre në zona të hapura, ndërsa 27 të tjera janë vënë nën kontroll.
None found
Një prej vatrave ndodhet në komunën e Studeniçanit, në hapësirën mes fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë. Zjarr është raportuar edhe në fshatin Jabolçisht të komunës së Çashkës, ku flakët kanë përfshirë pyje ahu e lisi, përroska dhe bimësi të ulët.
Dy vatra të tjera janë aktive në komunën e Likovës. Në fshatin Strima, në lokalitetin Guri Kuq, po digjen pyje me pisha dhe bimësi me kërcell të ulët, ndërsa në fshatin Mateç zjarri ka prekur bimësinë e ulët.
Në total, gjatë periudhës 8-9 tetor janë evidentuar 31 zjarre, prej të cilave 27 janë shuar. Rastet janë regjistruar në komunat Saraj, Aerodrom, Gazi Babë, Mogilë, Prilep, Manastir, Kumanovë, Vinicë dhe Vrapçisht.
Përveç bimësisë së ulët, zjarret kanë përfshirë në disa raste edhe kashtë, pyje, fusha, mbeturina dhe deponi ilegale.
Dejan Kulusevski (26 vjeç), një lojtar i kombëtares suedeze dhe i Tottenham Hotspur, ka bërë një hap të madh drejt…
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje shiu që rruga mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës të pushtohet nga uji.…
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e…
SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim…
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar ngjarjen e Procesit të Berlinit për financat e paligjshme, me temën…
Colleen Slemmer u largua nga Florida drejt Tennessee për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar teknologjinë, por jeta…