Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se populli i Kosovës e meriton që ta ketë një qeveri me partneritet, Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK.
“Por nga fillimi ka pasur forca brenda këtyre dy partive që nuk e kanë dashur këtë koalicion dhe kanë hedhur gurë. Këtu e shoh problemin. Unë mendoj që këto dy parti duhet ta krijojnë një koalicion dhe t’ia dëshmojnë opinionit që nuk e kanë mashtruar”, ka thënë Cani, njofton Klan Kosova.
“Populli u ka besuar dhe çdo bisedë është tash se çfarë po ndodhë me këtë koalicion. Nuk mendoj se janë shuar të gjitha shpresat për këtë koalicion. VV dhe LDK janë paraqitur në fushatë se do të bëjnë koalicion bashkë”.
Cani në Zona e Debatit ka theksuar vendosja e vijave të kuqe ka qenë një prej gabimeve.
“S’ka parti antikushtetuese, por parti që kanë bërë gabime më shumë a më pak. Vendosja e vijave të kuqe krijon acarim te populli”.