Vetëm një viktimë, por sa raste të reja me COVID-19 u shënuan sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 528 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 62 raste.

Gjithashtu një person ka humbur betejën për jeën.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë dhe 616 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.


Shtuar 23.09.2020 13:11