Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, duket se ka marrë komente fyese nga ana e serbëve, pasi po përkrah nismën, me të cilën i kërkojnë kompanisë “Apple” ta vendos Kosovën në hartë.
Lidhur me këtë Vesa ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” ku ka treguar mesazhet e shumta që i kanë shkuar në adresë të saj.
Në të ajo shkruan se mundet me marrë dikë e t’ju bëjë bllok të gjithëve, por ka vendosur që fillimisht t’i tregojë botës se çfarë race janë.
“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni…Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo..eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”, ka shkruar këngëtarja.