Vajza tregon si abuzoi ish-ministri shqiptar i Shëndetësisë: Më tha do të mas pulsin e zemrës

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, mjeku kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Gruas, siç denoncon kjo e fundit, priste që ai ti tregonte disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër.

Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte.

“Më kapi për dore dhe më futi brenda me zor, e mbylli derën dhe e fiku dritën. Unë i thashë, doktor hape derën se do thërras sigurimin. Ai më tha ‘dua të të mas pulsin e zemrës’. Tentoi të më ledhatonte dhe të më puthte në qafë. Në atë moment unë e shtyva atë dhe e hapa derën e ika”, ka rrëfyer gruaja.


Shtuar 15.08.2020 18:39