U rebeluan ndaj masave, Policia e Kosovës ndalon 70 qytetarë

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 70 persona të cilët kanë thyer masat e vendosura nga autoritetet, për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Teksa në Kosovë deri më tani 9 viktima, Policisë bën me dije se janë hasur me këto raste flagrante.

Që nga ora 6:00 e mëngjesit të së mërkurës kanë hyrë në fuqi masat e reja që rregullojnë qarkullimin e qytetarëve. Nën këto masa, qytetarët kanë të drejtë të lëvizin vetëm një orë e gjysmë brenda ditës dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.

Kosova aktualisht ka 387 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa 69 janë shëruar.


Shtuar 15.04.2020 11:10