U pyet për dorëheqjen e mundshme të Thaçit, përgjigjet Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur rreth çështjes së presidentit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

I pyetur se a do të bashkëpunojë me PDK’në për zgjedhjen e presidentit të vendit, nëse Thaçi jep dorëheqje, Hoti tha se në çfarëdo situate, duhet të veprohet me dinjitet.

“Besoj se pas gjithë këtyre viteve kemi krijuar një kulturë dhe maturi institucionale. Me secilat situata që përballemi, do të reagojmë me dinjitet, karshi zhvillimeve që do të ndodhin”, ka thënë Hoti.

Ai është pyetur po ashtu për zgjedhjet e jashtëzakonshme, për të cilat po insiston Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket zgjedhjeve, Kosova ka qeveri funksionale e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë”, ka deklaruar Hoti.


Shtuar 29.06.2020 13:46