Trump: Serbia e Kosova kanë luftuar dhe tani duhet t’i tejkalojnë këto

Presidenti i SHBA, Donald Trump në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka pas luftime dhe hezitime në mes dy palëve dhe Grenell me të tjerët i kanë bërë palët bashkë.

“Dy shtete që kanë luftuar në mes vete dhe tashmë duhet ti tejkalojnë këto. Është keq që nuk ka ndodhur më herët por është dashur të ketë një njeri që t’i shtyjë këto çështje përpara”, ka thënë ai.


Shtuar 4.09.2020 17:34