Trump do takohet personalisht me Vuçiç? Reagon Grenell

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka mohuar raportimet e “The New York Times”, se presidenti amerikan Donald Trump do të takohet personalisht me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter ka thënë se media në fjalë ka raportuar dhe gabim dhe duhet të rregullojë informacionet e tyre për këtë çështje.

Madje ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vetë negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin Kosova-Serbia, dhe më pas e shkaruajnë gabim pozitën time në këtë përmirësim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë”, ka shkruar Grenell.


Shtuar 24.06.2020 06:47