Gjilani është tronditur nga të shtëna të shumta armësh gjatë mesditës së sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se nga të shtënat ka mbetur një viktimë, ndërsa ka dyshime se numri është më i madh.
Siç raporton “Express”, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Xhevat Ajvazi” në Gjilan, ndërsa nuk ka ende informacion mbi dinamikën e ngjarjes.
Të shtënat janë konfirmuar edhe nga policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. /albeu.com