Categories: Uncategorized

Tre të vdekur e 49 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar tri vdekje si pasojë e koronavirusit, kurse raste të reja pozitive janë 49, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publilke të mërkurën.

IKSHPK-ja njoftoi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren).

Të lidhura

None found

Numri total i rasteve pozitive është 15.938 nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.143 raste. Numri i rasteve aktive është 1.157.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Gjakovë 5 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Lipjan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast në Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skënderaj dhe Vushtrri.

të fundit

Shkupjani figuron i vdekur prej 25 vitesh megjithëse është gjallë, institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Për 25 vjet, Afeti nga Shkupi zyrtarisht konsiderohet i vdekur, ndërkohë që është gjallë dhe prej vitesh po lufton një…

3 minutes ago

Posta e Kosovës prezanton pullën postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Posta e Kosovës organizoi sot ceremoninë e lansimit të emisionit të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të…

7 minutes ago

Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali

Moderatorja e njohur Lotina Haziri dhe reperi Mozzik kanë ndarë me publikun një nga lajmet më të bukura të jetës…

8 minutes ago

Serbia ndalon Osman Selmanin në Mutivodë, transferohet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më…

17 minutes ago

Ekspertët kritikojnë deklaratën e Vuçiqit për Radoiçiqin: Po minohet drejtësia ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur…

17 minutes ago

Lamborghini zbulon Urus SE Performante, variantin më të fuqishëm të SUV-it më të shpejtë në botë

Lamborghini ka zbuluar Urus SE Performante, një version më të fuqishëm të asaj që mendohet të jetë tashmë SUV-i më…

18 minutes ago