Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka raportuar për tri viktima nga COVID-19 dhe 47 raste të reja.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK), thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
None found
Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Istog 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri, thuhet në njoftim.
Raphinha është përfshirë në një tjetër situatë që pritet të shkaktojë tensione mes Barcelonës dhe Federatës Braziliane të Futbollit, pasi…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka shprehur vlerësime të mëdha për Pedrin para përballjes në Ligën e Kombeve…
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të…
Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke…
Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë…