Thaçi: Takimi ka qenë i konfirmuar, por u anulua nga zyra e Kurtit pesë minuta para orës 13:00

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me takimet e sotme me liderët politikë.

Me këtë rast ai ka cilësuar të gjitha këto takime si shumë konstruktive, përveç takimit me Kryeministri Albin Kurti i cili nuk është zhvilluar.

Thaçi ka bërë të ditur se edhe pse takimi me Kurtin ka qenë i konfirmuar të mbahet në ora 13:00, ai është anuluar nga zyra e Kryeministrit pese minuta para orës 13:00.


Shtuar 9.03.2020 15:27