Thaçi në Hagë, Haradinaj reagon ndaj akuzave për krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet sot në Hagë ku do të merret në pyetje për një akt akuzë të re të rëndë mbi vrasjen e të paktën 100 personave gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Ndërsa i gjithë opinioni publik shqiptar e ka konsideruar si një montim politik kundër lëvizjeve të fundit të Thaçit për marrëveshje me Serbinë, një nga zërat e fortë në mbrojtje të presidentit të Kosovës është dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu i gjykuar nga kjo gjykatë.

Në llogarinë e tij në Facebook Haradinaj shkruan:

“E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet”, shkruan ai duke e cilësuaqr luftën e popullit kosovar si të pastër dhe të drejtë në mbrojtje të rpagut të shtëpisë.

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe Atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë. Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi.

Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.


Shtuar 13.07.2020 09:52