Thaçi e Hoti takohen para nisjes për në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme do të takohet mekryeministrin, Avdullah Hoti.

Takimi mes Hotit dhe Thaçit do të zhvillohet në ora 11:30, kështu ka bërë të ditur zyra presidentit, duke mos dhënë detaje tjera rreth takimit.

Takimi mes kryeministrit dhe Thaçit do të ndodhë katër ditë para rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, para disa ditësh i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar se se pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor 2020.


Shtuar 23.06.2020 07:53