Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim kreun e opozitës më Shqipëri, Lulzim Bashën.
Gjatë takimit të ngrohtë që iu rezervua Bashës në zyrën e presidentit, nuk mungoi një lapsus nga ana e këtij të fundit, që vetëm dy ditë më parë u kthye nga Haga, ku u mor në pyetje për katër ditë me radhë në Gjykatën Speciale.
Thaçi gjatë prezantimit e quajti Bashën kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, një lapsus ky që u prit me mjaft sportivitet nga kreu i PD-së në Shqipëri. Fundja Basha për momentin zor se synon që të marrë vendin e Kadri Veselit, i cili është aktualisht kreu i PDK-së në Kosovë.
“Kam kënaqësinë që të takoj mikut tim të vjetër, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, zotin Basha”, thotë mes të tjerave Thaçi.
Basha do të zhvillojë për dy ditë me radhë takime me krerët më të lartë të politikës në Kosovë.