Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë duke u trajtuar 11 pacientë prej të cilëve 7 janë me coronavirus.
Sipas një njoftimi, prej 7 pacientëve të sëmurë me COVID-19, katër janë në gjendje stabile, kurse tre në gjendje më të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ku dy janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv.
None found
Sot lirohen nga klinika edhe tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19.
Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njoftoi për 18 raste të shëruara nga ky virus, kurse pozitiv ishin vetëm tre.
“Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë). Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.
Deri më tani në nivel vendi pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 988 raste, prej tyre 754 janë shëruar ndërkaq kanë humbur jetën 29 pacientë.
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin…
Rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit Urim Fiku në datën 3 Nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës vijojnë të mbeten një…
Mjegulla e dendur ka karakterizuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kukësit, duke mbuluar pothuajse të…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e…
Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA…