Në Kosovë është shënuar viktima e 34 nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se viktima ishte nga komuna e Rahovecit. 74 vjeçarja trajtohej prej ditësh në klinikën Infektive.
None found
Pas më shumë se 3 muajsh tashmë bilanci është 34 viktima, me 1615 të infektuar dhe 963 të shëruar.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë:
Ka vdekur edhe një paciente e shtrirë në Klinikën Infektive, e cila ishte e infektuar me koronavirus, ndërsa gjithsej ka arritur në 34 numri i personave të vdekur nga ky virus në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë ku thuhet se e njëjta është nga komuna e Rahovecit, e cila kishte edhe sëmundje tjera.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit. Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë, kurse prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë.
“Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID- 19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19”, thuhet në komunikatë.
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…