Categories: Uncategorized

Sot seanca e Kuvendit, a i ka LDK numrat për votimin e Qeverisë Hoti në Kosovë?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i drejtohen serish karrigeve të tyre për të zgjedhur një qeveri të re pas rënies së asaj të Albin Kurtit, pas mocionit të mos besimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E kjo e fundit është ajo që pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për qeverinë e koalicionit me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe. Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu qeveria me mandat më të shkurtër në vend që nga zgjedhjet e para të 2001.

Të lidhura

None found

Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeverinë e udhëhequr nga Kurti e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Para votimit, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës dhe dhënies së betimit nga kryeministri dhe kabineti qeveritar, Albin Kurti tha se fillon një kapitull i ri për Kosovën.
Por, ky kapitull i ri nuk zgjati shumë dhe mori fund kur i pari i Qeverisë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së Agim Veliu për shkak të deklarimit të tij pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kështu, partia e Isa Mustafës vendosi t’i jep fund ‘kurorëzimit’ me Lëvizjen Vetëvendosje, duke kërkuar formimin e një qeverie të re.

Lëvizja Vetëvendosje nuk dha asnjë emër në të pesë letrat e dërguara nga ana e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për të krijuar kështu edhe një mundësi që të formojë një qeveri të re si parti e parë fituese.

E gjithë kjo bëri që kreu i vendit pas pesë letrave të nxjerrë dekretin për emrin e mandatarit, të cilin ia dha LDK-së si parti e dytë në zgjedhje.

Dekreti i të parit të vendit u pa antikushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e dërgoi në Kushtetuese duke pritur që të marrë një vendim pro kërkesës së saj.

Gjykata Kushtetuese, pasi fillimisht e pezulloi dekretin deri më 28 maj, në fund i dha të drejtën të presidentit Hashim Thaçi.

E gjithë kjo pritet të përfundojë në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet Avdullah Hoti për kryeministër, të cilin pikërisht Albin Kurti e kishte shkarkuar pak orë pas votimit për rrëzimin e qeverisë së tij. Express

të fundit

Mateo surprizon Brikenën me fjalë dashurie: Kur të pashë në BBV, mbeta pa frymë

Në “Top Arena” u zhvillua një intervistë me nota romantike mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit, dy moderatorëve që iu…

19 seconds ago

Dua Lipa shfaqet elegante në New York/ Këngëtarja mahnit me paraqitjen pas finales së Botërorit(FOTO)

Dua Lipa ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj, gjatë një daljeje në rrugët e New Yorkut pas paraqitjes…

11 minutes ago

Vapa 40 gradë çon mijëra pushues në plazhin e Zvërnecit

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks…

11 minutes ago

Gashi pret delegacionin e UNMIK-ut, së shpejti hapet konkursi për prokurorë të rinj

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, i shoqëruar nga anëtarët Arlinda Muqa, Visar Krasniqi dhe Milot Krasniqi,…

15 minutes ago

Anthony Taylor mbyll karrierën si gjyqtar pas më shumë se 20 vjetësh

Gjyqtari i njohur i Ligës Premier, Anthony Taylor ka njoftuar pensionimin pas përfundimit të Kupës së Botës.Taylor, 47 vjeç, i…

16 minutes ago

Zllatko Perinski emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Në seancën e sotme, me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, Qeveria emëroi Zllatko Perinskin për u.d. Drejtor të…

25 minutes ago