Categories: Uncategorized

Kur do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe a do të vendoset reciprociteti, kjo është përgjigjja e Vjosa Osmanit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Gazeta Blic, është shprehur e bindur se nuk ka dallime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket vendosjes së reciprocitetit.

Osmani është shprehur se në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së, është bërë e qartë që tarifa 100% do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë, shkruan Gazeta Blic.“Natyrisht që partnerët e koalicionit janë në kontakte për këtë gjë. Natyrisht ju e dini që të dyja partitë, kemi deklaruar se do ta heqim tarifën ndaj Serbisë. Ekziston një grup që udhëhiqet nga Ministria e Zvillimit Ekonomik, që janë duke analizuar se si do të ndodhë kjo. Më mirë është që për këtë cështje të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që ne si Kuvend, nuk mund të marrim vendime”, ka thënë Osmani.

Të lidhura

None found

Ajo ka shtuar se për kohën kur pritet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, mund të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që sipas saj, ky vendim është ekskluzivisht i ekzekutivit.“Edhe për aspektin kohor më qartë mund të përgjigjet qeveria, pasi që ekipi që është caktuar për ta analizuar është i përbërë nga ana e qeverisë. Se a do të jetë kjo javë, apo javën tjetër, kjo do të bëhet në konsultim edhe brenda partnerëve të koalicionit, por edhe në konsultim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.Ndiqeni intervistën e plotë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani

/GAZETABLIC/

të fundit

Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…

1 minute ago

MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Lara Kolturi bën histori për Shqipërinë: 20-vjeçarja fiton garën e Kupës së Botës në ski

Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…

13 minutes ago

Inteligjenca artificiale do të shuajë shumë profesione – çfarë duhet të studiojnë brezat e rinj?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...

17 minutes ago

Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…

19 minutes ago

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

23 minutes ago