Skuadra serbe nuk lejohet të futet në Kosovë (FOTO LAJM)

Mediat serbe raportojnë se skuadra e basketbollit, “Sloga” nga Batoçina s’është lejuar të futej, në Kosovë.

Skuadra e Ligës së dytë të basketbollit ishte nisur drejt Mitrovicës për t’u ndeshur me skuadrën e ashtuquajtur “Trepça”.

“Dje lojtarët e basketbollit ‘Sloga’ nga Batoçina nuk u lejuan të hynin në Kosovë përmes kufirit administrativ të Jarinjes, gjë që parandaloi ndeshjen e Ligës së dytë serbe me nikoqirin ‘Trepça’ nga Mitrovica”, thuhet në shkrimin e Tanjugut.

Kujtojmë se edhe më parë skuadrat serbe janë ndaluar të hynin në Kosovë, pasi që ndeshjet e Kampionatit serb konsiderohen ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.


Shtuar 10.02.2020 09:17