Categories: Uncategorized

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë fundjavës?

Natën mundësi për reshje të dobëta bore rreth viseve kodrinore-malore. Nga e dita e diel mot i butë me vranësira dhe diell.

Një front i ftohtë në dobësim pritet të kalojë në lindje të rajonit, që mbi vendin tonë gjatë mbrëmjes dhe natën vende-vende mund të sjellë kushte për reshje shiu dhe bore, e përreth viseve kodrinore-malore reshje të dobëta bore, bën të ditur Prishtina Weather.

Të lidhura

None found

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ky front i ftohtë do të sjellë masa më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare”.

Sipas PW, “vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Të shtunën, për shkak të erës që pritet të fryjë paradite, cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera të mira”.

Parashikimi për periudhën 22-25 shkurt:

22.02 – Herët në mëngjes rreth viseve kodrinore-malore mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vranësira dhe intervale me diell.

23.02 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.

23.02-24.02 – Të hënën butë, pjesërisht vranët. Ditën e martë butë, kryesisht me diell. Ditën vranësirat do të shtohen.

25.02 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën do të arrijnë deri në 7C, e nga dita e diel do të shënojnë rritje të theksuar deri në 15C.

Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-10m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e nga mesi i javës do pësojë rënie.

të fundit

Exchange rates / How much the dollar and euro are bought and sold for, what is happening with other currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…

3 minutes ago

VIDEO/ Fire at the “Aura” complex in Lapraka, residents complain: The fire brigade arrived an hour late, we put out the flames ourselves

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

3 minutes ago

Keiko Fujimori declared president of Peru, Fujimorism returns to government after more than 20 years

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

4 minutes ago

Trump signals meeting in Doha on Iran nuclear issue, Tehran says no negotiations are on the agenda

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

4 minutes ago

Parliament meets today in plenary session, official controls bill and 8 draft resolutions on the agenda

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

4 minutes ago

Trump announces talks in Doha, Tehran denies it: They may be important, maybe not

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

4 minutes ago