Fusha të presionit të lartë nga Evropa Perëndimore gradualisht po shtrihen mbi rajonin tonë, që gjatë fundjavës do të sjellin kthjellime dhe intervale të gjata me diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Por, sipas shërbimit të meteorologjisë, ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të kalojë në lindje të rajonit, që pritet të sjellë mundësi për reshje të dobëta bore kryesisht përreth viseve malore, e vonë në mbrëmje reshje të dobëta bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës.
None found
“Në aspektin termik vendi ynë mbetet nën masa të ftohta ajrore, mirëpo temperaturat maksimale gjatë ditës do të shënojnë rritje. Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e kohë pas kohe pritet të rriten edhe në të pashëndetshme”, paralajmëron PW.
Parashikimi për 7-8 shkurt:
7.02.2020 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes ngrica. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore. Vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore edhe në vise të ulëta, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi 2-9m/s. Indeksi UV: 2.
8.02.2020 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Gjatë ditës kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 2.
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka vlerësuar se presidentja e zgjedhur e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përfaqëson një figurë konsensuale dhe…
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka folur lidhur me zhvillimet më të…
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur…
Mijëra ton mollë të Prespës mund të mbeten në depo, të pashitura për shkak të çmimit të ulët të blerjes,…
Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi punën dhe rolin e Elon Musk ndërsa i dorëzoi drejtorit ekzekutiv të Tesla dhe Space…
Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi. Ndryshe…