Erling Haaland mund të jetë një prej futbollistëve kryesorë që do të largohej nga Manchester City në rast se klubi anglez do të ndëshkohej rëndë për shkeljet financiare.
None found
Norvegjezi e ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, pasi ka realizuar shtatë gola në gjashtë paraqitjet e para me Manchester Cityn.
Pavarësisht kësaj, problemet që kanë rrethuar klubin kanë rikthyer diskutimet për të ardhmen e sulmuesit. Real Madridi dhe Barcelona kanë shfaqur prej kohësh interes për shërbimet e tij.
Fabrizio Romano ka komentuar mundësinë e një transferimi të Haalandit në Spanjë dhe ka lënë të kuptohet se një lëvizje e tillë nuk mund të përjashtohet.
“Edhe para vendimit për Manchester Cityn, ajo që vazhdoj të them është se nuk do të më befasonte ta shihja Erling Haaland duke luajtur në Spanjë”.
“Si Real Madridi, ashtu edhe Barcelona janë përpjekur ta transferojnë Haalandin që kur ai ishte te Borussia Dortmundi. Mundësinë që Haaland të luajë në Spanjë nuk mund ta përjashtoj”, ka deklaruar Romano.
Megjithatë, eksperti italian i merkatos nuk beson se sulmuesi do të largohet menjëherë nga Manchester City. Ai ka sqaruar se deri tani nuk ka pasur kontakte ose negociata për një transferim të mundshëm.
“Sa i përket telefonatave, bisedave apo negociatave, asgjë nuk ka ndodhur ditët e fundit dhe asgjë nuk do të ndodhë në ditët e ardhshme. Haaland ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht respektues ndaj Manchester Cityt dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë”, ka shtuar ai.
Ndërkohë, Haaland ka ruajtur qetësinë përballë situatës së ndërlikuar që po përjeton klubi.
Gjatë një prononcimi për mediat zyrtare të Manchester Cityt, ai u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që vëmendjen ta përqendrojnë te paraqitjet dhe rezultatet në fushë.
“Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shikojmë përpara dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet e futbollit”, është shprehur Haaland.
Drejtori Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçkaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka cilësuar zgjedhjen e…
Taulant Balla është përballur me pyetjet e Blendi Fevziut lidhur me pretendimet për përgjime të figurave të politikës nga Shërbimi…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha…
Mediumi i madh gjerman “Kicker” raporton se mbrojtësi Albian Hajdari ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe ka gjasa të mungojë…
Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësoi se reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat…