Shtatë viktima e 71 raste të reja, si ndryshuan shifrat e COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit shtatë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur, 163 persona janë shëruar, ndërsa 71 të tjerë kanë testuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 nga 57.851 persona të dyshimtë ndërsa numri i viktimave shkon në 596.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.


Shtuar 13.09.2020 13:12