Shqiptarët e Kosovës vijnë në Shqipëri për të festuar 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shqiptarët e Kosovës kanë vendosur që 12-vjetorin e Pavarësisë kanë zgjedhur ta festojnë në Shqipëri.

Ka nga ana që kanë preferuar të rikthehen në familjet shqiptare që i pritën në shtëpitë e tyre në kohën e luftës me Serbinë. E tillë është edhe një familje nga Kosova e cila po shkon drejt Kukësit, aty ku i kanë pritur kur i kanë ikur luftës.

Në pikën kufitare të Morinës, të gjata janë radhët e krijuara të automjeteve, e megjithatë kjo nuk duket një pengesë.

“Shumë gjë normale është kjo, duhet edhe në shqiptarët të mësojmë të presim”, thotë një shtetas i Kosovës i cili jeton në Gjermani.

Të tjerë thonë se kufiri duhet të hiqet ose të lehtësohen edhe më tej procedurat, dhe këtë e shpresojnë ta realizojë kryeministri i ri, Albin Kurti.

“Tepër kemi duruar për këtë vit. duhet që sot me u heq, s’ka dashur të jetë kurrë ky kufi, Ne jemi të lidhur në mënyrë natyrore, një babë kemi”.


Shtuar 17.02.2020 12:42