Shfaqi probleme me shëndetin, Thaçi i drejtohet përsëri QKUK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin për gurët në veshka nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.


Shtuar 21.04.2020 12:48