Mediat serbe menjëherë kanë raportuar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti që të hiqet tarifa për lëndën e parë ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës
Agjencia e lajmeve Tanjug ka shkruar se ‘’ Kurti heq taksën për lëndët e para më 15 mars, ndërsa heq komplet taksën më 1 prill’’.
Po ashtu edhe B92 shkruan se ‘’Albin Kurti heqë taksën nga 15 marsi’’.
Veç Tanjug, B92 e Kurir të gjitha mediat e tjera kanë raportuar vazhdimisht për vendimin për heqje të taksës.
Në anën tjetër, nga Beogradi zyrtar ende nuk ka asnjë reagim lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për heqje të taksës.