Revoltim para zyrës së veteranëve, protestuesit sulmojnë Policinë e EULEX-it

Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të OVL-së, Hysni Gucatit.

Disa protestues që ndodhen para zyrave të kësaj organizate nuk e kanë pritur mirë arrestimin e Gucatit.

Ata kanë filluar t’i ofendojnë pjesëtarët e EULEX-it, me ç’rast kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtim të tyre.


Shtuar 25.09.2020 13:33