Reshje shiu në të gjithë vendin, mos harroni çadrën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ku si rrjedhojë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë.


Shtuar 4.03.2020 08:00