Reshje dhe stuhi shiu, si pritet të jetë moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu.

IHK njofton se shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkurë dhe në vazhdim por duke e zvogëluar intensitetin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s.


Shtuar 3.03.2020 08:35