Gjatë orëve të fundit në Kosovë, testuar gjithsej 472 mostra, prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive, ndërkohë që kanë humbur jetën 8 persona.
Numri total i rasteve pozitive është 7.137 raste nga 34.316 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.086.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast.
Deri tani në gjithë Kosovën me COVID-19 janë më shumë se 7 mijë persona, prej të cilëve 3700 janë shëruar.
Në gjashtë ditët e fundit janë më shumë se 1 mijë persona që janë diagnostifikuar me koronavirus. Një ditë më parë dolën 237 raste, të premten 213 raste pozitive, të enjten 181 raste.