Rashica humb penallti, Gjasula vendos rekord (VIDEO)

Werderi po udhëheq 1:4 ndaj Paderbornit pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 31-të të Bundesligës. Futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonist në këtë sfidë.

Fillimisht Milot Rashica humbi penallti për Werderin në minutën e 19-të. Goditjen e tij e priti portieri i Paderbornit. Rashica më pas nisi aksionin që solli golin e dytë të shënuar nga Yuya Osako. Davy Klaassen shënoi golin e parë dhe po ashtu të tretin. Goli i tretë u realizua pas një krosimi të Rashicës.

Ndërkohë Klaus Gjasula i Paderbornit është ndëshkuar me karton të verdhë. Gjasula kështu ka vendosur rekord të Bundesligës sa i takon numrit të kartonëve të verdhë brenda një edicioni. Ai është ndëshkuar për herë të 17-të këtë edicion.


Shtuar 13.06.2020 15:03