Qeveria me mbledhje urgjente, masa shtesë për parandalimin e koronavirusit

Kryeministri i Kosovës do të kërkojë sot që të shtojë edhe katër persona në Komisionin e posaçëm për parandalimin e kosonavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur ai vet në fillimin e mbledhjes së Qeverisë ku temë diskutimi do të jetë shqyrtimi i masave shtesë pas identifikimit të dy rasteve të para me Covid 19 në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka shkuar në pauzë 15 minuta, meqë duhet pritur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të arrijë në mbledhje.


Shtuar 13.03.2020 18:55