Qeveria e re e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e dytë. Ky njoftim është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një deklarate për media.
Sipas këtij njoftimi, mbledhja e dytë e Qeverisë pritet të fillojë në orën 10:00.
Kujtojmë se ditën e djeshme u realizua mbledhja e parë e rregullt, ku Qeveria e re e Kosovës miratoi programin qeverisës për vitet 2020-2023.
Për këtë program të gjithë ministrat tjerë votuan pro, përveç zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që votuan kundër.
Po ashtu Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, miratoi edhe propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për ta ndihmuar familjen e Agon Musliut me 25 mijë euro.
