Qeqa shpërthen pas humbjes së Barçës

Real Madrid ka festuar në “Santiago Bernabeu”. Skuadra e Zinedine Zidane e ka mposhtur Barcelonwn 2:0.

Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe gazetarja e mirënjohur kosovare Qëndresa Krelani e cila njihet si fanse e flaktë e Barcelonës.

Ajo ka thënë në mes të tjerash se më shumë e ka pritur ndeshjen Prishtina-Ballkani, se sa “El Clasicon”.

“Çfarë të flasim kur të dyja skuadrat nuk janë të barabarta. Nuk mund të flasim kur Reali ka Zidanen trajner dhe Barcelona këtë trajner”, tha ‘Qeqa’ në “Dueli Sportiv”, përcjell Zëri.info.

“As Leo Messi nuk është duke e pasur një sfidues të mirë”, vlerësoi ajo.

“Më shumë e kam pritur ndeshjen Prishtina – Ballkani se sa ‘El Clasico-n”, shtoi Krelani.


Shtuar 1.03.2020 22:44