Qeqa Krelani komenton afrimin e Muriqit te Lazio

Vedat Muriqi ka zbarkuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin italian, Romë ku do t’i bashkohet Lazios.

Sulmuesi i Kosovës i është nënshtruar sot testeve mjekësore te Lazio, derisa nesër do të prezantohet zyrtarisht te klubi romak.Lëvizjen e Muriqit e ka komentuar edhe gazetarja kosovare, Qëndresa Krelani, e njohur ndryshe si “Qeqa”.

“Qeqa” ka thënë se nuk është e befasuar nga lëvizja e Muriqit.“Nuk është lajm. Nuk jam aspak e befasuar nga lëvizja e Vedatit”, ka thënë “Qeqa” në “Kanal10”.

“Është për Lazion që ka arritur ta transferojë Muriqin në këtë kohë pandemie”, tregoi ajo.“Muriqi është një futbollist i kalibrit që mund të luajë edhe për klubet më të mëdha. Nuk befasohem nëse Vedati shkon në Manchester United një ditë”, shtoi Krelani. / Zeri/


Shtuar 13.09.2020 21:27