Qeni sulmon dy persona, qëllohet në vend

Dy persona janë lënduar nga një qen ditën e djeshme në Rahovec,.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:10, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë, qeni më pas është qëlluar nga një dëshmitar.

“Rahovec 19.01.2020 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër që të dy K-Shqiptar, ndërsa një dëshmitar mashkull K-Shqiptar me pushkë të gjuetisë (me leje) ka qëlluar qenin dhe ka mbytur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


Shtuar 20.01.2020 08:34