Publikohet filmi i parë shqiptar për koronavirusin, cilësohet si dështim amatoresk (VIDEO)

Një film i shkurtër amator, absolut i pakuptimtë, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube.

Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht amatoresk, sikurse gjithçka tjetër në ketë film.

Për më tepër në film motivohet dhe nxitet urrejtje ndaj mjekëve, që sipas autorëve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

Ky film i shkurtër është realizuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi. Dhe siç shihet edhe në rreth 20 minuta film gjithçka është e pakuptimtë dhe e realizuar në mënyrë amatore.


Shtuar 6.08.2020 06:48