Mesfushori nga Shqipëria Sabien Lilaj është transferi i radhës te FC Prishtina.
Lajmi është konfirmuar nga aksioneri më i madh i klubit, Rahman Haradini.“Marrveshja me lojtarin Sabien Lilaj”, ka shkruar ai në postimin e tij.
31 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Sektzia Nes Tziona F.C. në Premier Ligën e Izrealit, ndërkohë ka luajtur edhe për Tiranën dhe Skenderbeun.
Lilaj ka 16 paraqitje me kombëtaren A të Shqipërisë